October 28, 2025
1 min read

Memli Krasniqi: PDK hyn në zgjedhje nacionale për të fituar, do t’ia japim Kosovës një qeveri të re me vizion përbashkues

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK është e gatshme t’i hyjë garës për zgjedhjet nacionale për të fituar.

Krasniqi, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale garanton rezultat të mirë edhe në ato nacionale, i cili do t’ia mundësojë Kosovës të ketë një qeveri të re të udhëhequr nga PDK.

“Një qeveri, e cila mundohet me i bashku njerëzit e jo me i përça dhe për t’i rrëzuar muret e ndarjes, që i ka krijuar Albin Kurti për sa vjet dhe që ia jep një vizion të ri vendit tonë, për t’ia rikthyer një normalitet që ka qenë i munguar”, ka thënë ai.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop