November 19, 2025
1 min read

Mentor Haziri tregon pse u largua nga shtëpia e BBVK

Këngëtari i njohur, Mentor Haziri, u largua vullnetarisht nga shtëpia më e madhe në vend, vetëm një ditë pasi hyri në Big Brother VIP Kosova 4.

Ai mblodhi të gjithë banorët, dhe u kumtoi këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi.

“Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.

Latest from Blog

Go toTop