January 9, 2026
3 mins read

​Mërgimtarët “vulosën” fatin e Kosovës, ikin nga këtu krenarë që votuan

Si rrallëherë më parë në jetën e tyre, shumica e kosovarëve që rrojnë në diasporë, kësaj here, i kaluan me më shumë “kënaqësi” pushimet dimërore në vendlindje.

Kjo për faktin se ata patën rastin të votojnë në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, e në njëfarë mënyrë, edhe t’i japin vulë jetesës së atyre që lanë pas, mbase në katër vjetët e ardhme.

Me përqindje të madhe, ata ia dhanë besimin e tyre Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. E për këtë ndihen krenarë. Madje, nuk kanë asnjë dyshim se vendi ku ata kanë lindur, por ku nuk jetojnë, do të përjetojë ndryshime për të mirë. Këtë besim e ka edhe mërgimtari Kadri Veliu.

“Po është partika më e madhe që ka ekzistu qato e kan përkrah,e ke prit këtë rezulatat zgjedhor,deri dikun po…po besoj që ka me u bo diçka më e mirë për të ardhmen,a mendon se votat e disaportes kan pastur ndikim të mjaftueshëm,patjetër…pika e parë,arsimimi,mjeksisa e tani këto të tjerat vin me rend.”,theksoi:Veliu

Edhe Enver Murati e ka votuar Vetëvendosjen dhe pret që një qeveri e ri, e themeluar nga kjo parti, të bëjë punë të mira dhe t’i përkthejë në vepra premtimet elektorale.

“Po kam votu edhe e kom votu Vetëvendosjen… vallë për 80, 90 përqind po… po besoj diçka ju ka ndihmu, ma merr mendja… ishallah veç i majnë do premtime që i kanë premtu”, theksoi:Murati.

I kënaqur që votoi dhe që i dha të paktën, një vule personale fatit të vendit, është edhe Fevzi Krasniqi. Madje, ky pretendon se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje është përgjegjësi për të gjithë kosovarët që jetojnë jashtë vendit. Për më tepër, thotë se vota e mërgimtarëve ua ndreq jetën atyre që mbesin të rrojnë në Kosovë

“Kena votu për shtetin tonë, për Kosovën kemi votu që është shteti më i mirë në Evropë, kënaqësi është për shqiptarët ta kesh shtetin për me votu… po e kom prit këtë rezultat… kurrkush s’mundet me u bo mrena 30 viteve Amerikë, duhet me punu shumë për me pas diçka… votat e diasporës i kanë ndihmuar Kosovës, por më së tepërti i ka ndihmuar popullit që jeton këtu… ishallah sa ma bukur… ashtu edhe për juve, ju presim në gusht përsëri me na marrë në pyetje”, theksoi Krasniqi.

Edhe Leonard Prenkaj do të donte të votonte më 28 dhjetor, por nuk e pati të mundur, për shkak të mungesës së dokumentacionit të Kosovës. Edhe ky pret që vota e diasporës do t’ua ndreq jetën banorëve të vendlindjes së tij

“Jo, me të thënë të drejtën nuk kom votu, nuk kam pas të drejtë se nuk kam dokumente të Kosovës… po e kom prit këtë rezultat zgjedhor… kanë ndikim votat e diasporës, por edhe në Kosovë kanë votu shumë… për këta që jetojnë këtu me ju ardhë një jetë më e mirë”, tha Prenkaj.

Votat e diasporës patën ndikim madhor në rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i fitoi Vetëvendosje, e cila mori mbi 50 për qind të tyre.

Ajet Jonuzaj nuk pa pritur që Albin Kurti e partia e tij të marrin kaq shumë

“për zgjedhje çka me të tregu 50 përqind Albin Kurti… jo… kom prit rezultat 39 përqind apo 40 përqind”, tha Jonuzaj.

Latest from Blog

Go toTop