October 30, 2025
1 min read

Merkoçi kundërshton ashpër emërimin e Aliut në krye të Portit të Durrësit: S’di not

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Ai para disa ditësh u zyrtarizua në këtë pozitë nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Emërimi i Aliut në këtë pozitë ka ngjallur reagime në Shqipëri.

Njëri nga ata që e ka kundërshtuar këtë emrim është Fatmir Merkoçi.

“Çka është ky Liburn? Shkopi magjik që do ta rregullojë Portin e Durrësit. Ai s’ka të bëjë fare me Portin e Durrësit”, tha ai.

Merkoçi theksoi se një nga arsyet se pse e kundërshton emërimin e Aliut në krye të Autoritetit të Portit të Durrësit, është se ky i fundit s’di not.

Sipas tij, kosovarët s’duhet të marrin asnjë post udhëheqës në Qeverinë shqiptare, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete.

Latest from Blog

Go toTop