November 7, 2025
1 min read

Merr pjesë me një projekt drithërues, Egzoni mahnit publikun në Festivalin e Këngës

Këngëtari i njohur Egzon Pireci ka konkurruar në Festivalin e Këngës në RTK me një këngë tejet të bukur dhe të ndjerë “Kënga jonë” , e cila ka ngjallur emocione të fuqishme në publik dhe ka elektrizuar skenën e festivalit.

Me interpretimin e tij të sigurt dhe me vokalin karakteristik, Egzoni arriti të krijojë një atmosferë unike, duke u duartrokitur gjatë nga publiku në sallë.

Kënga, e shoqëruar me një orkestracion modern dhe tekst me ndjesi të thella, dëshmoi edhe njëherë pjekurinë artistike të këngëtarit dhe përkushtimin e tij ndaj muzikës.

Latest from Blog

Go toTop