October 22, 2025
1 min read

Merz, Kosovës dhe Serbisë: Intensifikoni dialogun për normalizim, e keni mbështetjen time

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të intensifikojnë dialogun për normalizimin e raporteve mes tyre.

Në këtë drejtim, ai u zotua se do ta kenë mbështetjen e tij.

“Është koha që dy vendet të zbatojnë plotësisht përkushtimet e bëra”, tha kancelari gjerman në samitin e Procesit të Berlinit në Londër, teksa shtoi se është i vetëdijshëm që ka mungesë progresi të këtij procesi gjatë këtij viti.

“Do të doja që Qeveria Federale të përfshihej në këtë proces. E kam thënë këtë edhe për veten time personalisht”, deklaroi Merz, ndërsa shtoi se për këtë çështje “do të vazhdojmë bisedimet mes nesh”.

Ai tha se ishte i kënaqur që të gjitha palët kishin miratuar një deklaratë të përbashkët mbi pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në prag të samitit, i cili tani e tutje do të jetësohet çdo ditë.

Latest from Blog

Vazhdon nesër seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi. Ai po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim
Go toTop