Janë zhvilluar sot tre takimet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës. Ballkani ka arritur të triumfojë 2-1 ndaj Gjilanit.
Skuadra suharekase shënoi në minutën e 11-të me anë të Bleart Tolajt. Pesë minuta para fundit të pjesës së pare realizoi Geralb Smajli për epërsinë komode të ekipit të trajnerit Mislav Karaoglan.
Gjilani ngushtoi rezultatin në minutën e 71-të me golin e Senad Jarovic që nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën mysafire. Ferizaj ka fituar pastër 2–0 ndaj Vushtrrisë. Golin që e zhbllokoi ndeshjen e shënoi Ergys Peposhi në minutën e 45-të. Në minutën e 75-të nga penalltia realizoi Erion Sadriu për kualfikimin e Ferizajt në gjysmëfinale. Dukagjini ka mposhtur thellë 3–0 Feronikelin.
Në pjesën e parë klinasit realizuan dy herë me Dienit Isufin dhe Altin Mërlakun, ndërsa krejt në fund të përballjes shënoi Mërgim Pefqeli.
Nesër nga ora 13:00 luhet dueli i fundit çerekfinal në Kupën e Kosovës mes Llapit dhe Malishevës.