March 6, 2026
1 min read

Miftaraj: VV-ja me 51% të votës popullore e dërgoi vendin në zgjedhje të panevojshme

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas shpërndarjes së kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani.

Përmes një reagimi  në Facebook, ai ka kritikuar situatën politike dhe mënyrën se si, sipas tij, vendi është dërguar drejt zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Faji i vetëm i opozitës për këtë krizë të panevojshme politike është se kishte shumë pak numra në kuvend.

Çka me ba me 43 deputetë? Albin Kurti dhe LVV-ja me 66 deputetë, me 51% të votës popullore dhe me krejt mekanizmat e shtetit në kontroll e dërgoi vendin në zgjedhje të panevojshme.

Është e padrejtë dhe shumë veprim i ultë politik me i vendos egot dhe urrejtjen patologjike për hakmarrje para interesave të qytetarëve.

Se kuptoj logjikën pse duhet me dal me kërku votë popullore që pastaj atë vote me dhunu dhe përdhos në mënyrë kaq perfide për interesa dhe ego personale dhe partiake.

Latest from Blog

Go toTop