October 9, 2025
1 min read

Milaim Zeka ishte aty kur u arrestua Fatmir Sheholli, tregon se si u sollën policia me të

Fatmir Sheholli u arrestua sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh.

Në vendin e ngjarjes, gjatë arrestimit të Shehollit, ishte edhe gazetari i njohur, Milaim Zeka.

E, ky i fundit tha për IndeksOnline tha se kishte dalë për të pirë kafe, teksa nuk është shqetësuar fare nga arrestimi i Shehollit.

Unë kam dalë me pi kafe. Fatmiri u kanë qaty në hotel e unë jam kanë me dikë tjetër qaty, me miq të mi. Atë erdhën e arrestuan. Tu pi kafe kam qenë… ne kolegë jemi, me Fatmirin dytë kemi qenë gazetarë… S’jam shqetësu! Përse me u shqetësu… kur s’ke bë kurrgjë! Jo vetëm karshi meje, por edhe karshi Fatmir Shehollit, qasja e policisë ka qenë super korrekte. Iu drejtuan, i thanë “zotëri Sheholli jeni i arrestuar për spiunazh”. Kaq! S’ka pasë kurrgjë tjetër. Shumë janë sjell mirë, unë veç kam këqyrë”. deklaroi Zeka.

E për situatën në përgjithësi, Zeka thotë se nuk ka koment. E vetmja gjë që e ka shokuar atë ka qenë njoftimi i bërë nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i bërë menjëherë pas arrestimit.

S’kam asnjë koment për krejt këtë situatë. Kjo është shumë e rëndë! Me të akuzu dikush për spiunazh… komentet duhet me i pasë shteti. Për mendimin tim, ajo që është partia më e madhe, me dalë në deklaratë ministri i Brendshëm… njerit hala veçse tu iu lidhë durtë, me dalë në deklaratë ministri i Brendshëm, për mu ajo ishte habia më e madhe.

S’del kërkund ministri i Brendshëm me bo deklarata, kur arrestohet dikush për spiunazh. Plus, kur në rast kanë qenë të përfshira organet më të larta: AKI-ja, policia e të gjitha këto. Kjo për mu ka qenë shumë shokante: me e pa se ku ka degradu ky shtet dhe çfarë ndërhyrje bën në polici dhe çështje të sigurisë”, deklaroi Zeka.

Aktualisht, banesa e Fatmir Shehollit është duke u bastisur nga njësitet relevante, teksa ajo që çoi në arrestimin e tij, sipas Prokurorisë Speciale ishte një hetim disamujor i zhvilluar nga organet e inteligjencës dhe ato të sigurisë.

Latest from Blog

Go toTop