November 18, 2025
1 min read

Ministria e Arsimit: Veç në Prishtinë nuk u zhvillua mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se nga informatat e mbledhura nga sektorët rajonalë të Inspektoratit të Arsimit, në të gjitha shkollat mësimi është zhvilluar normalisht, edhe në ato institucione që punojnë me dy ndërrime, me përjashtim në komunën e Prishtinës.

Në njoftim thuhet se Inspektorati do të ndërmarrë veprimet e nevojshme që të gjitha orët e humbura, të zëvendësohen, raporton Klankosova.tv

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërkaq, ka njoftuar për pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme në të gjitha shkollat, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe vështirësive në komunikacion.

Inspektorati i Arsimit, bazuar në kompetencat e tij ligjore, do të monitorojë dhe do të sigurohet që të gjitha orët e humbura të procesit mësimor të ditës së sotme të zëvendësohen, në përputhje me legjislacionin në fuqi, respektivisht Udhëzimin Administrativ (MAShTI) Nr. 01/2025 për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026.

MAShTI do të vazhdojë të jetë në komunikim me komunat dhe institucionet arsimore për të garantuar vijueshmërinë e procesit edukativo-arsimor, duke e pasur prioritet sigurinë e nxënësve.

Latest from Blog

Go toTop