August 10, 2026
1 min read

Ministria e Mbrojtjes investon mijëra euro në kazermën e FSK-së në Devë

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë 178 mijë e 535 euro për ndërtimin e rrjetit të ndriçimit në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Devë të Gjakovës.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, projekti synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave të FSK-së.

Kontrata, në vlerë prej 178,535.10 euro, i është dhënë kompanisë SMART ElektroTech nga Prishtina, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët të përgjegjshme.

Në garë për kontratën kanë qenë gjithsej katër operatorë ekonomikë, me oferta që varionin nga rreth 178 mijë deri në mbi 417 mijë euro.

Procedura e prokurimit ka qenë e hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.

Kontrata është dhënë më 31 korrik, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 10 gusht 2026.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop