February 11, 2026
1 min read

Mishetiq: S’ka fakte që Thaçi dinte për krimet në Jabllanicë, për Haradinajn si komandant zone s’ka akuzë për lidhje me NPK-në

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, tha se nuk ka asnjë fakt ku thuhet se klienti i tij dinte për krimet në Jablanicë.

Por, Mishetiq thotë se ndërkohë që Ramush Haradinaj ishte komandant i Zonës në atë pjesë ku pretendohet se kanë ndodhur këto krime, s’ka ndonjë akuzë për anëtarësimin e tij në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale (NPK) të pretenduar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë pretendim ku thuhet se Thaçi dinte për krimet në Jabllanicë, ndërkohë që Haradinaj ishte pjesë e zonës ku pretendohet se kanë ndodhur këto krime, por ndërkohë nuk kemi asnjë akuzë për anëtarësim të tij në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”, tha Mishetiq.

Përveç kësaj, Mishetiq tha se prokuroria nuk ka provuar asnjë prej elementeve të përgjegjësisë komanduese që mund ta bënte Thaçin përgjegjës.

“ZPS-ja nuk ka provuar asnjë prej elementeve të përgjegjësisë komanduese që do ta bënte Thaçin përgjegjës”, deklaroi avokati.

Përveç kësaj, Mishetiq tha se nuk ka prova që Selimi i ka raportuar Thaçit si ministër i Rendit Publik dhe as që Selimi ka qenë vartës i Thaçit gjatë kësaj kohe.

Ndryshe, pas këtyre parashtrimeve, me deklaratën pasuese përmbyllëse po vazhdon avokatja Nina Tavakoli.

Latest from Blog

Ndërron jetë nipi i Agim Çekut

Ka ndërruar jetë i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku
Go toTop