Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, mesditen e së mërkures.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.