February 16, 2026
1 min read

Momenti kur Rama kap për krahu gruan e ish-presidentit Thaçi

Gjatë promovimit të librit “Kur heshtja flet” nga autori Ahmet Shala, janë parë të pranishme gratë e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve kosovare dhe shqiptare.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, vëmendjen e mori kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili shihet duke mbajtur për krahu bashkëshorten e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë në promovim po marrin pjesë gjithashtu presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Latest from Blog

Go toTop