October 14, 2025
1 min read

Mori 9 vota për asamble, një mësuese nga Istogu nuk përmbahet, shanë me nanë portalin lokal

Garoi për zgjedhjet lokale në Istog, për të zënë një vend në asamble.

Por, Shqipe Muja, e cila është me profesion mësuese, të keqtit për votat e pakta ia nxori një medie lokale të Istogut, duke i sharë me nënë, shkruan Demantim News.

Me shumë gabime drejtshkrimore, anipse mësuese, Muja ka disa fjalë për ata që drejtojnë këtë portal.

“Istogu sot Mesuesja Shqipe ta q…nanen..More qen i biri qenit! Se une nuk blej vota me pare as nuk Shitna si ti…As nuk ju kam shku njerzve neper dyer me perhap dezinformata as nuk shkoj neper takime naten si ti me familjen tane.. Prrall je ti more helaq…

Kam mbeshtetesit e mij mbi 330 ..kam mbeshtetje edhe edhe nga dy shtete  AMÈ! ***Shqiperi- Serbi**

Mediumi me I miri Radio Fontana!! Edhe mediumet tjera  mbeshtetese!!” shkroi ajo.

E njëjta, nga Istogu Sot u raportua për dhunë të përdorur në mars, ku sipas IS, mësuesja në fjalë ka rrahur kunatën e saj, duke ia thyer krahun.

Latest from Blog

Go toTop