Gjatë verës, trupi humbet më shumë lëngje përmes djersitjes, ndaj hidratimi është shumë i rëndësishëm. Përveç ujit, disa fruta me përmbajtje të lartë uji ndihmojnë në freskimin dhe furnizimin e organizmit me vitamina e minerale.
🍉 Shalqiri
Me rreth 92% ujë, shalqiri është një nga frutat më të mira për hidratim. Ai përmban vitamina dhe minerale që ndihmojnë trupin gjatë temperaturave të larta.
🍓 Luleshtrydhet
Të pasura me ujë, vitaminë C dhe antioksidantë, luleshtrydhet janë një zgjedhje e freskët për ditët e nxehta.
🥒 Kastraveci
Edhe pse shpesh përdoret në sallata, kastraveci është shumë hidratues falë përmbajtjes së lartë të ujit dhe mineraleve.
🍑 Pjeshka
Me rreth 90% ujë, pjeshka ndihmon në hidratim dhe sjell vitamina e minerale të dobishme për organizmin.
🍈 Pjepri
I pasur me ujë, vitaminë C, kalium dhe magnez, pjepri është një frut ideal për freskim gjatë verës.
Konsumimi i këtyre frutave mund të ndihmojë trupin të përballojë më lehtë temperaturat e larta dhe të ruajë nivelin e nevojshëm të lëngjeve. /Demantim News/