January 7, 2026
1 min read

“Mos më thoni shko në Arabi”, Huduti shpërthen: Më kushtoi me jetë, m’u ndal shkollimi…

Trashëgimia dhe ndarja e pasurisë, është diskutuar sot në emisionin ‘Ora Shtatë’, ku të ftuarit e trajtuan këtë çështje, që u ngrit si ‘e drejtë, presion apo zakon?”

Ikballe Huduti ishte ajo që pati përplasje me avokaten Fehmije Gashi – Bytyqi, ndërsa gjatë bisedës edhe shpërtheu në lot.

Ajo kërkoi mos t’i drejtohen me fjalët “shko në Arabi” për shkak të qëndrimeve të saj, sepse kjo i ka kushtuar me jetë.

“Mos më thoni shkoni në Arabi, se kjo më ka kushtu me jetë, me burgje. Prej moshës 14-vjeçare, kur e kom çitë shaminë, drejtori i gjimnazit më ka ndalë shkollimin dhe më ka thanë shko në Arabi. Po më bëni padrejtësi veç me fjalë. Islami nuk ka zbrit për arabët, por për tërë rruzullin tokësor”.  

Latest from Blog

Go toTop