January 19, 2026
1 min read

Mosmarrëveshje me fqinjin, prizrenasit i konfiskohen tri armë

Policia ka njoftuar se dje në Prizren ka pasur një mosmarrëveshjeje mes dy personave dhe njëri prej tyre e ka marrë armën dhe e ka kanosur fqinjin e tij.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Pas kontrollimit të realizuar në shtëpinë e të njëjtit, janë gjetur dhe sekuestruar:

-Një revole me dy karikatorë me 30 fishekë;

-Një pushkë gjuetie pa fishekë; dhe

-Një pushkë luftarake me një karikator pa fishekë.

“Kundër tij ka filluar procedura penale për veprat penale “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit” dhe “ Kanosje”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre”.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop