October 1, 2025
1 min read

Motoçiklistët e policisë me standarde të reja, uniforma, çizme dhe helmeta të reja

Policia e Kosovës ka rishpallur një tender të ri publik që ka për qëllim furnizimin e Njësisë së motoçiklistëve me uniforma dhe pajisje të specializuara.

Sipas dokumenteve të publikuara në platformën zyrtare të e- prokurimit, tenderi është i ndarë në katër grupe të veçanta.

Grupi i parë përfshinë uniformën për për zyrtarët motoçiklistë, grupi i dytë çizme për motoçiklistë, grupi i tretë helmeta, maska dhe pajisje bluetooth, kurse grupi i katërt përfshinë dorëza, veshje shtesë dhe mbështjellës.

Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës është 98,700 euro, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave apo aplikacioneve është 21 tetor 2025.

Përmes këtij tenderi, Policia e Kosovës synon të rrisë nivelin e pajisjeve për pjesëtarët e njësisë së motoçiklistëve, duke kontribuar kështu në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operacioneve të tyre në terren. 

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop