March 18, 2026
1 min read

MPJ: Mbështetje për familjet dhe procedurat për trupat e viktimave nga Vjena

Institucionet e Kosovës janë në koordinim të ngushtë me familjarët e tre kosovarë që humbën jetën në Vjenë, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të lehtësuar procedurat përkatëse për kthimin e trupave të tyre në atdhe.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera ka treguar se aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund të Vjenës gjatë punimeve ndërtimore, ku si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit, punëtorë kanë mbetur të zënë nën rrënoja.

Po ashtu, Ministria i ka shprehur ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave si dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.

Latest from Blog

Go toTop