November 14, 2025
1 min read

Muharremaj: Në Suharekë ose do të kryhen punët si duhen, ose ndërpriten në gjysmë

Bali Muharremaj fitoi besimin e suharekasëve për plot tri mandate.

Në emisionin “Fol me Arin”, Muharremaj tha se ai do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Suharekës, derisa falënderoi të gjithë ata që ia qitën e votën, por edhe ata që s’e votuan.

“Dy gjëra kanë me ndryshu në komunën e Suharekës. Në rend të parë, cilësia në punë ka me ndryshu komplet për arsye se ligj i ri është në fuqi. Ose do të kryhen punët si duhet, ose do të ndërpriten në gjysmë. Nga ana tjetër, ne do të vazhdojmë me projektet e premtuara”, tha Muharremaj.

I pari i Suharekës foli edhe rreth bllokadës institucionale në Kosovë, pasi për muaj të tërë pati ngërç në Kuvend, dhe tani nuk po arrin të formohet Qeveria.

Ai tha se në komunën ku ai udhëheq, si pasojë e këtyre ngjarjeve, u shkaktua dëm prej rreth 9 milionë euro.

Megjithëse, Muharremaj thotë se ai është një kryetar komune më ndryshe, dhe nuk ka dëshirë të përzihet në politikat nacionale.

Muharremaj fitoi ndaj Aridan Shalës në balotazhin e 9 nëntorit.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop