January 13, 2026
1 min read

Muhaxheri i LDK-së : S’kemi qëndrim për çështjen e presidentit

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha në një përgjigje për RTV21 se LDK-ja nuk ka vendosur ende se cili do të jetë qëndrimi i saj kur të vijë koha për zgjedhjen e presidentit të ri. Muhaxheri la të kuptohet se kryesia do ta përkrahë qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se emrat e përveçëm për postin e presidentit nuk duhet t’u imponohen deputetëve dhe se, për votimin e udhëheqësit të shtetit, konsensusi është i domosdoshëm.

“Pas mbledhjeve që do t’i mbajë LDK-ja dhe koordinimeve që do t’i kemi, do të vendoset se çfarë qëndrimi do të mbajmë për çështjen e presidentit. Zyrtarisht nuk ka asgjë. Me siguri kryesia e LDK-së e përkrah qëndrimin e Abdixhikut.”

Muhaxheri tha se është përgjegjësi e partisë fituese LVV-së që të formojë institucionet e reja.

“Nuk varet nga ne kjo. Kryetari i partisë fituese i ka votat për ta formuar Kuvendin dhe institucionet e tjera.”, tha ai.

Latest from Blog

Go toTop