October 21, 2025
1 min read

Mungesa e dëshmitares Dragana Antonijeviq çon në shtyrjen e seancës për rastin “Banjska”

Ka dështuar seanca në rastin “Banjska”.

Kjo për shkak të mungesës së dëshmitares së radhës, Dragana Antonijeviq.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, tha se dëshmitarja nuk është paraqitur në gjykatë dhe ftesa për të nuk është pranuar në mënyrë të rregullt.

“Dragan Antojevic si duket nuk është paraqitur. Në bazë të provave të paraqitura në gjykatë, e njëjta nuk ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Konkretisht, për dëshmitaren e ka pranuar ftesën babai i saj, i cili me një farë forme e ka lënë të hapur mundësinë që ajo do të paraqitet në seancë. Me rastin e pranimit të ftesës, ai ka treguar se e njëjta gjendet në Serbi, po ashtu ka cekur një datë se kur mund të kthehet,” tha Hoti.

Ai shtoi se gjykata do të presë arsyetimin e mungesës së dëshmitares përmes dokumentacionit apo provave të besueshme, dhe më pas do të vendosë nëse ajo do të shoqërohet përmes organeve të policisë.

“Për këtë dëshmitare nuk ka arritur që ta arsyetojë mungesën. Gjykata ndërkohë do të presë që ta arsyetojë këtë mungesë në bazë të dokumentacionit apo dëshmive të besueshme, dhe pas saj do të merr vendim nëse e njëjta do të shoqërohet përmes organeve të policisë. Në këto kushte nuk do të mund të vazhdojmë seancën,” deklaroi ai.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, seanca e radhës do të mbahet më 27 tetor, ku pritet të dëgjohet dëshmitari nga Maqedonia e Veriut.

Latest from Blog

Go toTop