February 11, 2026
1 min read

Murseli kërkon nga gjykata t’ia mundësojë komunikimin me djalin dhe Pacollin

I dyshuari kryesor në vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka kërkuar që të komunikojë me djalin dhe Behgjet Pacollin.

Në seancën e sotme gjyqësore, gjyqtarja Fatime Dermaku tha se sa i përket kërkesës për komunikim me djalin janë në kontakt me autoritetet suedeze dhe janë në pritje të një përgjigjeje.

“Kemi kontaktuar me autoritetet suedeze dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre, ndërsa sa i përket kërkesës për të komunikuar me Behgjet Pacollin në numër të telefonit të Zvicrës dhe dhëndrrin tuaj ajo është kërkesë që nuk lejohet, se është kategori e personave që nuk e lejon ligji”, tha ajo.

Latest from Blog

Lady Gaga zbulon detaje rreth planeve për martesë

Lady Gaga po planifikon të martohet “së shpejti” me të fejuarin e saj, Michael Polansky. Këngëtarja dha këtë përditësim të rëndësishëm për planet e saj të dasmës gjatë paraqitjes së saj të premten
Go toTop