October 10, 2025
1 min read

Murseli pyet dëshmitarin: Pas vrasjes së Liridonës, a isha i qetë a i shqetësuar kur më pe në stacionin policor?

Po vazhdon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

I akuzuari Naim Murseli kishte një pyetje për dëshmitarin. Ai ndër të tjera  e pyeti se si e kishte parë ai atë në momentin që kishte shkuar në stacionin policor, pas vrasjës së gruas së tij.

“Ju treguat që keni qenë në stacionin e policisë në atë moment, si ishte gjendja ime. A isha i qetë, i shokuar apo çfarë përshtypje keni”, ishte pyetja e Murselit drejtuar dëshmitarit.

Murseli: A keni qenë në dijeni që kam pas ndonjë problem me bashkëshortën time ?

Dëshmitari: Jo asnjëherë

Murseli: Ju treguat që keni qenë në stacionin e policisë në atë moment, si ishte gjendja ime. A isha i qetë, i shokuar apo çfarë përshtypje keni ?

Dëshmitari: Në ato momente kur kam hy në zyrën e parë, ti u doke shumë i shqetësuar.

Naimi: Ju i keni takuar dhe fëmijet në stacionin e policisë.

Dëshmitari: Po kemi ndejt një orë minimum.

Murseli: Fëmijët drejtor a kanë qenë në dijeni që mami i tyre nuk ishte më në jetë?

Dëshmitari: Jo.

Latest from Blog

Go toTop