Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Murtezaj, është takuar me humanistin Halil Kastrati.
Murtezaj, në një postim në Facebook, njoftoi se me Kastratin kanë diskutuar për njerëzit në nevojë dhe pakon e PDK-së për këtë grup shoqëror.
Ai premtoi se qeverisja në krye me Bedri Hamzën do të jetë krah i fort i iniciativave të Kastratit.
“Kënaqësi ta nisja ditën me një mik si Halil Kastrati, humanist dhe njeri i jashtëzakonshëm që prej shumë vitesh është në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë.
Diskuatuam së bashku për një pjesë së pakos së programit të PDK-së lidhur me këtë grup shoqëror të margjinalizuar dhe projektet e tij kudo në komunat e Kosovës. Qeverisja jonë me Bedri Hamzën në krye do të jetë krah i fort i iniciativave të Hoxhë Halilit.”