November 5, 2025
1 min read

Mushkolaj: Çdo veprim i Kurtit lidhet edhe me fatin e presidentes pas mandatit

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të propozuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, kjo është një “lëvizje e Kurtit” me qëllim që të shtyhen zgjedhjet sa më shumë, në bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani.

“Kjo është një lëvizje e Kurtit, unë mendoj që ka një arsye të fortë në kuptimin e vazhdimit të asaj që sipas meje është projektu më herët që zgjedhjet të shtyhen sa më shumë. Edhe me të hapë që e ka bërë përtej mundësisë që me u votu ose mos me u votu, unë mendoj se do të arrijë një qëllim në bashkëpunim me Presidenten Osmani.

Interesant qëndrimi i presidentes ose lehtësia me të cilën ajo ia ofroi mundësinë për mandatar të dytë Konjufcës duke thënë se gjasat janë që ai të votohet, por ne si publik nuk pamë asnjë garanci apo dokument që ajo të bindej se Konjufca do të zgjidhet kryeministër”, tha Mushkolaj në Debat Plus.

Ai shtoi se partitë ishin kundër votimit dhe se procesi mund të shtyhet edhe për dy javë, duke çuar zgjedhjet e reja deri në fund të dhjetorit ose fillim të janarit.

Mushkolaj theksoi gjithashtu se çdo veprim i Kurtit ndërlidhet direkt me fatin e presidentes pas përfundimit të mandatit të saj. 

Latest from Blog

“Pussycat Dolls” konfirmojnë ribashkimin

Grupi i vajzave “The Pussycat Dolls” ka njoftuar se do të ribashkohen si një trio për një këngë të re dhe një turne botëror. Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt kanë

Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë
Go toTop