November 24, 2025
1 min read

Musliu: Investimi më i madh në politikë ka qenë njohja e vetes, udhëtoj lirshëm, pa bodyguard 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur për rrugëtimin e saj politik.

Ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se investimi më i madh ka qenë në fillim njohja e vetes.

“Investimin më të madh politik që e kam bërë të aktivitetit dhe angazhimit tim, ka qenë në fillim njohja e vetvetes, pranimi i vetvetes dhe puna me vetveten”, tha ajo.

Musliu tha se shprehet lirshëm dhe njëjtë edhe udhëton, siç u shpreh “pa bodyguard”.

“Kur unë e kam pranuar veten kjo që jam, kur unë e njoh shumë mirë veten time dhe e kam një ndërgjegje super të pastër, unë punojë lirshëm, shprehem lirshëm, bëj politikën lirshëm, udhëtoj lirshëm, pa bodyguard, pa truproje”.

“Pa u frikësu se i kam dikujt borxh që ma zë rrugën dhe në momentin që unë ndjej liri absolute, atëherë çdo pengesë është e tejkalueshme”, tha ish-deputetja e PDK-së.

Latest from Blog

30 ditë paraburgim për Gjestin

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj artistit Gjesti, i akuzuar me tri akuza, “Kanosje”, “Armëbajtje pa leje” dhe “Agjësim apo dëmtim i pasurisë”. Për të, u ndan 30 ditë paraburgim nga Gjykata
Go toTop