February 19, 2026
1 min read

Mustafa sot me amendament në komision për buxhetin e Prishtinës

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka njoftuar se sot do të dorëzojë zyrtarisht amendamentin për përfshirjen e buxhetit të Prishtina në Ligjin për Buxhetin e Republikës për vitin 2026.

Ai përmes një postimi në Facebook,  bëri të ditur se amendamenti do të paraqitet në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet në orën 13:00, ku përveç arsyetimit si përfaqësues i LDK-së, do të synojë të ndërtojë pajtueshmëri me të gjitha partitë parlamentare.

“Si qendra jonë kryesore ekonomike, akademike, shëndetësore dhe administrative, infrastruktura e kryeqytetit përballon çdo ditë një fluks masiv të qytetarëve nga çdo komunë tjetër. Zhvillimi i Prishtinës, rregullimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i shërbimeve të saj, ndikon drejtpërdrejt në jetën e qindra mijëra qytetarëve që punojnë, studiojnë apo marrin shërbime këtu. Mbështetja e këtij amendamenti nuk duhet të shihet si një favor lokal apo betejë politike, por si një domosdoshmëri për një shtet më funksional. Kur bëhet fjalë për Kryeqytetin tonë, besoj fort se interesi i përgjithshëm shtetëror duhet të lartësohet mbi çdo ngjyrë apo ndasi partiake”, shkroi Mustafa në Facebook.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop