Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Myrtezaj, ka theksuar se me Bedri Hamzen kryeministër do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
Ai ka deklaruar se një mësues që aktualisht merr pagë 600 euro, me Qeverinë Hamza do ta ketë 900, ndërsa një polic që sot paguhet 700, do të përfitojë pagë 1050 euro qysh në muajt e parë të qeverisjes.
“Qytetarët janë tërësisht të zhgënjyer nga pritja e madhe që kanë pasur në vitin 2021. Prandaj, 2025 do ta sjellë ndryshimin me Bedri Hamzën sepse zotimet për ngritje pagash, të pensioneve dhe politikat e reja ekonomike janë të prekshme dhe të realizueshme”, deklaroi Myrtezaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, videon e së cilës e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në Facebook.