August 11, 2026
1 min read

Nafta shtrenjtohet për një cent, benzina dhe gasi mbeten të njëjta

Çmimi i naftës në Kosovë është rritur për një cent krahasuar me dy ditët e kaluara.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot do të shitet me çmim maksimal prej 1.64 euro.

Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 1.44 euro për litër, ndërsa gasi do të shitet për 0.60 euro për litër.

Latest from Blog

Go toTop