March 20, 2026
1 min read

Nagavci: Glauk Konjufca ka më shumë vota se Vjosa Osmani për President

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka folur rreth çështjes së postit të presidentit, duke krahasuar mbështetjen për Glauk Konjufcën dhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani.

Nagavci u shpreh se brenda subjektit të tyre besojnë se kandidati i tyre gëzon përkrahje më të madhe sa i përket votave.

“Ne besojmë që z. Konjufca ka më shumë vota se zonja Osmani. Kemi besuar dhe besojmë akoma”, tha ajo në Dukagjini.

Ajo ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të reflektojnë dhe të shmangin bllokadat, duke thënë se vendi ka nevojë për institucione stabile dhe se nuk janë pjesë e “pazareve” politike.

“Unë shpresoj që deputetët që kanë marrë besimin e qytetarëve vërtet do të reflektojnë, do të largojnë mendësinë e inatit, ne nuk jemi te mendësia e pazareve. Situata është vërtet serioze, vendi ka nevojë për institucione stabile”, deklaroi Nagavci, duke shtuar se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk do të sillte ndonjë ndryshim të madh.

Latest from Blog

8 fakte interesante mbi festën e Fiter Bajramit

Përfundimi i agjërimitGjatë muajit të Ramazanit, myslimanët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim për të përmbushur urdhrin e Zotit në Kuran. Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një ndër shtyllat
Go toTop