Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e shefes së kabintetit të Vjosa Osmanit, Learta Hollaj, e cila e demantoi se VV ka ofruar nënshkrimet për kandidaturën e presidentes aktuale.
Nagavci nuk dha përgjigje të qartë, por u deklarua shkurt dhe e tejkaloi pyetjen, transmeton Klankosova.tv
“Zonjës Learta edhe zonjës presidente, unë sot i garantoj votat për të vazhduar në garë.”