Nga video-incizime të tjera të paraqitura në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë publikuar edhe momentet kur kryhet akti i vrasjes ndaj Liridona Ademajt nga i akuzuari Granit Plava.
Në pamje shihet momenti kur bëhet gjuajtja me armë ndaj Liridones, ndërsa më pas dëgjohen britmat e dy fëmijëve të saj.
Sipas dëshmisë së dhënë senacen e kaluar nga Granit Plava , ai kishte deklaruar se vet Naim Murseli kishte përgatitur armën me 5 fishekë.
Më pas, Naimi kishte hapur xhamin e veturës, teksa Plava kishte qëlluar ndaj Liridones.
Video duke klikuar KËTU