Në ditëlindjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, djali i tij, Uka, vendosi të kumtojë lajmin se do të jetë në listën e LDK-së për deputet.
Nëna e tij, Fanë Rugova, e mbajti një fjalim para tyre, ku u shpreh e lumtur për vendimin e të birit.
Ky moment, u përcoll me një shaka të Ukë Rugovës.
“Nana ish kon kandidate më e mirë për deputete”, tha ai.
“Ukë, unë jam tu e ndërru mendjen qitash. Fjalimin ma të mirë e pat”, reagoi Abdixhiku, i cili e falënderoi Fanën për fjalët e saj.