September 16, 2025
1 min read

Nasim Haradinaj: Do të ketë trazira, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale në Hagë, mund të ketë trazira në Ballkan.

Në një lidhje direkte për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Haradinaj u shpreh se situata më e ndjeshme do të jetë në Maqedoni.

“Këtë e kam thënë që një muaj e gjysmë më parë. Do ketë trazira në Ballkan dhe pikërisht pika më e dobët do të jetë në Maqedoni, sepse aty ende janë senet e koklavitura, sepse ka filluar edhe trysnia mbi shqiptarët”, tha ai.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së është drejt fazës përfundimtare.

Ditën e djeshme dhe sot do dëshmojë ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ndërsa në fund të dhjetorit pritet të përcaktohet nëse do të mbyllet procesi gjyqësor i katër të akuzuarve.

Latest from Blog

Go toTop