March 20, 2026
1 min read

‘Nata e Kadrit është si me jetu 84 vite’ , Sopjani flet për muajin e Ramazanit dhe Fitër Bajramin

Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë ka folur muajin e Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit e cila festohet nga besimtarët myslimanë kudo në botë.

Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova është ndalur edhe te Nata e Kadrit, i cili tha se sipas shumicës së dietarëve është në natën e 27-të të muajit të Ramazanit.

“Zoti i plotfuqishëm madje e ka zbritur një sure të veçantë e cila flet për Natën e Kadrit, ne, thotë Zoti i Plotfuqishëm e kemi zbritur Kuranin në natën e Kadrit e çka të shtyri ty të dish se çka është Nata e Kadrit, thotë: Nata e Kadritë është më e mirë se 1 mijë muaj, nëqoftëse i llogarisim sot ne këto 1 mijë muaj, i bie si të ketë jetuar njeriu 83 vjet e më shumë, afro 84 vite.

“Nëse e takojmë këtë natë, atëhërerë ne në adhurim, me ibadet, me vepra të mira, është sikur kemi jetuar në 84 vite radhazi me ibadete”, tha Sopjani

Latest from Blog

Serbia ndez “alarmin raketor”

Serbia ka futur raketat kineze në arsenalin e saj dhe Ballkani nuk është më i njëjtë. Me aftësi ajër-tokë dhe rreze prej qindra kilometrash, këto armë e vendosin Serbinë në krye të rajonit për
Go toTop