September 23, 2025
1 min read

NATO-ja paralajmëron Rusinë që “të ndalë” shkeljet e hapësirave ajrore

NATO e ka paralajmëruar Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve të hapësirave ajrore në krahun e saj lindor.

Kjo thirrje erdhi pasi aleanca mbajti bisedime urgjente pas inkursionit të javës së kaluar në Estoni dhe u tha se NATO-ja do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrën dhe kohën që zgjedh.

“Rusia mban përgjegjësinë e plotë të këtyre veprimeve, që përshkallëzojnë situatën, që rrezikojnë të ketë keqllogaritje dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Këto veprime duhet të ndalen”, tha aleanca ushtarake prej 32 anëtarësh përmes një njoftimi.

“Rusia nuk duhet të dyshojë: NATO dhe aleatët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar të gjitha kërcënimet nga të gjitha drejtimet”.

Latest from Blog

Go toTop