I dyshuari që ka sulmuar gazetarin dhe moderatorin e Klan Kosovës, Alaudin Hamiti, tashmë është ndaluar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se me aktvendim të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person me inicialet L.B., për një periudhë prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja’’.
“Personi i dyshuar L.B., dyshohet se ka kanosur gazetarin A.H., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale, dhe brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave ndaj tij.”