March 13, 2026
1 min read

Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal të kafshëve

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për transport ilegal të kafshëve në fshatin Lladovë të Gjilanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një automjet.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur nëntë qingja, për të cilët i dyshuari nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për transport.

“Me vendim të prokurorit dhe të zyrtarit të AVUK-ut, i dyshuari dhe kafshët janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Latest from Blog

Go toTop