August 7, 2026
1 min read

Ndërron jetë 25-vjeçari i lënduar rëndë në aksidentin në Pejë

Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Alban Xhemajli, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin e trafikut të ndodhur më 1 gusht në fshatin Raushiq të Pejës.

I riu po merrte trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e tij është konfirmuar në orët e para të mëngjesit të 7 gushtit.

Aksidenti kishte ndodhur pasi një veturë, e drejtuar nga një 52-vjeçar, dyshohet se kishte bërë një kthim të pasigurt dhe i kishte ndërprerë rrugën motoçiklistit.

Nga përplasja ishin lënduar shtatë persona, ndërsa 25-vjeçari kishte pësuar lëndimet më të rënda dhe ishte në gjendje kritike që nga dita e aksidentit.

Rasti tashmë është cilësuar si aksident trafiku me fatalitet, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.

Latest from Blog

Go toTop