September 15, 2025
1 min read

“Në Kosovë dërgohesha në male”, Rubin flet për takimet me Thaçin dhe komandantët e UÇK-së

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka treguar për sa kohë ka qëndruar në Kosovë dhe ku i zhvillonte takimet me Hashim Thaçin.

Para trupit gjykues, ai tha se ishte Madeleine Albright ajo që i kërkoi të ndalonte së bëri çdo gjë dhe të nisej për në Kosovë.

“Unë isha zëdhënësi i Zonjës Albright. Po punoja për çështjet e Kinës dhe Rusisë, dhe ajo më tha “ndalo së bëri çdo gjë që ti po bën dhe duhet të shkosh në Kosovë, që ta ndihmosh Mike Jackson që të realizojë betimet e veta”.

Më tej, Rubin tregoi se qëndronte në një hotel në Shkup, ndërsa dërgohej për takime në malet e Kosovës.

“Nuk më kujtohet ekzaktësisht, por mbase 3 ose 4 ditë. Nuk kam qëndruar në Kosovë në fakt, por në një hotel në Shkup, në Maqedoni dhe çdo mëngjes dërgohesha përmes mjeteve të posaçme në male për t’u takuar me Hashim Thaçin dhe komandantët faktikë të UÇK-së, pra çdo ditë më çonin dhe më merrnin nga aty”, deklaroi ai.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop