December 25, 2025
1 min read

“Në mars rryma 30% më shtrenjtë”, ja skenarët për energjinë

Analisti Avni Arifi ka folur lidhur me paralajmërimin e rritjes të çmimit së energjisë elektrike, ku u tha se në muajin mars rryma mund të shtrenjtohet deri në 30 për qind.

I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Arifi ka kritikuar Qeverinë për, siç tha ai, qasjen propagandistike ndaj subvencioneve dhe mungesën e investimeve strategjike në sektorin e energjisë.

“Këta e kanë njëfarë propagande se fitimin që po e marrim po e shpërndajmë te qytetarët. Kjo është propagandë pseudokomuniste, madje më keq se komuniste. Kur ndërton shkolla, ia kthen qytetarit, por kur ndërton një termocentral të ri që ia ul çmimin e energjisë Kosovës, atëherë ia kthen realisht qytetarit”, deklaroi Arifi.

Ai theksoi se nga Qeveria pritej ndërtimi i një termocentrali të ri që do të zvogëlonte çmimin e energjisë, por sipas tij, ky projekt është anuluar.

“Ne prej Qeverisë presim me e ndërtu një termocentral që na e zvogëlon çmimin e enerjgisë,  por këta u sillshin si patriotë në Kuvendin e Kosovës, por 600 megavat ia kanë humbur Kosovës. Sot ne prodhojmë 800-900 megavat, ndërsa rreth 500 megavat duhet t’i blejmë nga Vukamoviq”, tha Arifi.

Latest from Blog

Go toTop