September 26, 2025
1 min read

Në mes të natës e rrah motrën, arrestohet një person në kryeqytet

Një grua dyshohet se është sulmuar nga vëllai i saj në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:30.

I dyshuari është arrestuar, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet viktima femër është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull (vëllai i saj). Nuk raportohet për lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë të Kosovës.

Latest from Blog

Go toTop