March 14, 2026
1 min read

Në ndikim të alkoolit i shkon fqinjit te shtëpia dhe e kanosë me sëpatë – arrestohet i dyshuari në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar në Zubin Potok për kanosje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Rasti ka ndodhur të premten.

“Velji Breg, Zubin Potok 13.03.2026-01:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit i ka shkuar te shtëpia e tij dhe duke e kanosur me sëpatë dhe i ka dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Latest from Blog

Go toTop