March 19, 2026
1 min read

Në një tender në Universitetin e Prizrenit, kompania dorëzoi dokument të falsifikuar

Universiteti “Ukshin Hoti”, gjatë vlerësimit të dokumentacionit në tenderin për ofrimin e shërbimeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të universitetit (nr. i prokurimit: 208/91900-25-10811-2-1-1), ka konstatuar se kompania SCHAFBERGER JR. GMBH ka dorëzuar certifikata të falsifikuara.

Si rezultat, kompania SCHAFBERGER JR. GMBH është përjashtuar nga ky tender, me vlerë prej 650,000 euro, pasi ka paraqitur një certifikatë ISO 45001 të falsifikuar, si dhe një certifikatë të punëtorit për menaxhimin e rrezikut.

Tenderi kishte për qëllim ofrimin e shërbimeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së objekteve të Universitetit “Ukshin Hoti”, ku kompania SCHAFBERGER JR. GMBH ishte një nga ofertuesit.

Sipas njoftimit zyrtar të Universitetit “Ukshin Hoti”, gjatë procesit të verifikimit është vërtetuar se certifikatat e dorëzuara nga SCHAFBERGER JR. GMBH, dega në Kosovë, ishin të falsifikuara dhe nuk ishin lëshuar nga organet përkatëse. Ky fakt është konfirmuar zyrtarisht përmes burimeve/lidhjeve zyrtare të kompanisë përkatëse.

Dokumenti i plotë

Latest from Blog

Go toTop