October 22, 2025
1 min read

“Ne nuk kemi folur për qeverinë, Limaj ia bëri të qartë Kurtit se jemi të gatshëm për partneritet në Kuvend”

Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate, ka thënë në T7, se Fatmir Limaj nuk ka shprehur interesim për të qeverisur me Albin Kurtin.

Kurti ka thënë se ia ka ofruar NISMA-s pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, një ministri dhe 2 zëvendësministra.

Por, Sherifi tha se Limaj ia ka bërë të qartë në takimin e parë që është vetëm për partneritet brenda Kuvendit, jo edhe për ekzekutiv.

“Për aq sa jam i informuar, kryetari Limaj nuk kemi hyrë në negociata për Qeveri. Ai ka folur, por ne nuk kemi folur. E vërteta është që takimet e para, pas asaj intervistës së famshme që në momentin e parë që Limaj është takuar me Limajn, ia ka bërë të qartë që jemi të gatshëm për partneritet në Parlament, por jo për Qeveri. Pak ka rëndësi çfarë ka mendu ai 1 apo 2 ministri, sepse Limaj nuk e ka lënë me fol për këtë temë”, ka thënë Sherifi.

Latest from Blog

Noa Lang drejt Galatasaray

Noa Lang është shumë pranë një aventure të re në Turqi. Sipas Gianluca Di Marzio, Galatasaray ka arritur marrëveshje me Napolin për huazimin e anësorit holandez, duke i dhënë fund qëndrimit të
Go toTop