February 2, 2026
1 min read

“Në QKMF-në e Klinës nuk u zbatua vendimi për pagën minimale”

Punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës nuk janë paguar konform vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me pagën minimale.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se këta punëtorë janë paguar me pagë prej 350 euro, ani se në vendimin e 31 tetorit 2025, thuhej se “nga 1 janari 2026 paga minimale nuk guxon të jetë nën shumën 425 euro e nga korriku 2026 kjo pagë rritet në 500 euro”.

Azemi ka paralajmëruar se lidhur me këtë shkelje, do të njoftohet Inspektorati i Punës, teksa shtoi se nëse ka nevojë, lënda përfundon edhe në gjykatë.

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop