Kosova u trondit të premtën nga një aksident tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit, 14 vjeçari Eldion Kelmendi.
Përveç se ngjarje e rëndë, u komentuan edhe veprimet e pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit, të cilët fotografonin dhe incizonin me telefona.
Por, dikush shkoj edhe aq larg sa që hyri edhe live (drejtpërdrejtë) në Tik Tok.
Kjo u konfirmua drejtpërdrejtë në emisionin Kosova Today nga dizajnerja e njohur Xheraldina Rexhepi.
“Për të qenë e sinqertë, edhe unë kam pasur kuriozitet për ta përcjellur varrimin. Unë e kam përcjellë prej një Useri në Tik Tok. 17 mijë vetë e kemi përcjellë varrimin vetëm prej atij useri”, deklaroi ajo.
Veprimet e tilla u kritikuan edhe nga mysafirët e tjerë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, deklaroi se ky veprim i njerëzve është mungesë respekti.
Derisa, psikologja Atifete Syla, i konsideroi të papranueshme sjellet e njerëzve brenda asaj ceremonie.