Një grua ka njoftuar se në lokalin ku ishte duke punuar kanë hyrë dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur një kuti në Pejë.
Sipas raportit policor, në atë kuti ishin një shumë e konsiderueshme parash.
Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.
“ Nuk raportohet për të lënduar. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thotë Policia përmes raportit 24-orësh.